Saturday, 14. March 2026
Futboll

Milito “pagëzon” Chivu: Do të ketë rrugëtim të jashtëzakonshëm si trajner tek Interi

GS 14/03/2026 2 Min. Lesezeit

Diego Milito, ish-sulmuesi i Interit, i ftuar nga klubi, foli për lidhjen e tij me Milanon dhe sezonin e skuadrës zikaltër: “Kur kthehem në Milano është gjithmonë një emocion i madh. E ndjej si shtëpinë time, kanë kaluar shumë vite, por afeksioni i njerëzve dhe i klubit për mua është arsye krenarie. Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj Interit, për mua është kënaqësi e madhe të jem këtu”.

Ai komentoi sfidën e radhës ndaj Atalantës: “Sigurisht është një ndeshje e rëndësishme, sidomos pas derbit. Besoj se Interi i ka të gjitha armët për të bërë një ndeshje të madhe dhe fituar, edhe pse Atalanta është një skuadër e madhe. Do të jetë ndeshje e rëndësishme për titullin”.

Milito foli edhe për Cristian Chivu, trajnerin aktual zikaltër dhe ish-shok skuadre në sezonin e tripletës: “Jam shumë i lumtur që Chivu është trajner i Interit, i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një trajner i madh. E ka treguar te ‘Primavera’, po e tregon edhe në ekipin e parë. Nuk kam dyshime që do të ketë një rrugëtim të jashtëzakonshëm tek Interi, shpresoj me gjithë zemër ta fitojë titullin në fund të këtij kampionati”.

Teilen: