• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milloshi për një arsye nuk e harron Sahit Kelmendin

29/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Legjenda e futbollit të Kosovës, Sahit Kelmendi, ka qenë pikë e zezë për serbët që nga rasti i Paraqinit më 3 shtator të vitit 1987, nga rasti i patriotit Aziz Kelmendi. 

Regjimi kriminal ish jugosllav dhe serb e akuzonte Aziz Kelmendin se ka vrarë katër ushtarë ish jugosllavë.

Sahit Kelmendi nga rasti i Paraqinit urrehej fort nga serbët dhe qarqet ish jugosllave.

Nga minuta e 1.34 sekonda shihet në video kur futbollisti Sahit Kelmendi e nokautoi Millosh Driziqin e Radit

Kelmendi si gjithmonë kokëfortë nuk mërzitej për këtë punë, bile kishte kohë që e duronte një provokator si Millosh Driziqin  që nga Radniçki i Nishit kishte kaluar në Sutjeskë të Nikshiqit pastaj në Rad të Beogradit.

Kelmendi e humbi durimin në Beograd pikërisht më 19 mars të vitit 1988, ishte ditë e shtunë dhe mesditë!

Fyerjet dhe provokimet e Driziqit morën fund, Kelmendi e nokautoi atë dhe në atë tollovi të madhe ku kërcasin grushtet e shqelmat në mes të Beogradit morën pjesë në rrahje edhe Xhevdet Muriqi e Abdyl Bellopoja.

Të rrethuar nga futbollistët e Radit, kjo treshe Kelmendi, Bellopoja e Muriqi, fare nuk u frikësuan por i dhanë atë që merituan disa provokuesve në Beograd. 

Milloshi për këtë arsye kurrë nuk do të harrojë Sahit Kelmendin!

Sahit Kelmendi sot të trajtohet më mirë.

Sahit Kelmendi sot meriton një film dokumentar.

Sepse futbolli në atëkohë ka qenë më shumë se futboll.

Sahit Kelmendi ka shumë raste që u ballafaqua me regjimin ish jugosllavë, nga rasti i Osijekut me Shmudllën, me Driziqin në Beogrard, e ftuan në bisedë informative si kapiten për ndeshjen Prishtina – Çeliku e shumë raste tjera. 

Legjenda jonë meriton një film dokumentar për të pa rinia jonë rrugëtim e asaj kohe në futbollin ish jugosllav, për provokimet e shumta.

Next Post

Masa të shtuara sigurie për sfidën mes Shqipërisë dhe Serbisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.