• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milot Rashica, i lumtur me formën e tij dhe të Besiktasit

19/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milot Rashica ndihet i lumtur me formën që po e shfaq në këtë fillim sezoni në Superligën turke.

Ylli kosovar e ndihmoi Besiktasin në fitoren 4-2 ndaj Antalyasporit në fundjavën që shkoi.

Vushtrriasi i dhuroi dy asistime, fillimisht për Immobilen e më pas për Silvan, ndërsa sulmuesi italian e shënoi edhe një gol tjetër, kurse të katërtin dhe të fundit e realizoi futbollisti shqiptar Ernest Muçi.

Besiktasi kryeson në tabelë me 6 pikë duke i fituar të dyja ndeshjet e para sezonale.

Dhe, kjo s’ka se si të mos e bëjë të ndihet mirë 28 vjeçarin, i cili e bëri një postim në rrjetet sociale.

“2 fitore nga 2 ndeshje. Të vazhdojmë kështu përpara”, shkroi përfaqësuesi kosovar.

Në ndeshjen e parë sezonale, Besiktasi e kishte mposhtur Samsunsporin në udhëtim me rezultat 2-0.

Ekipi nga Stambolli synon ta fitojë titullin e kampionit në Turqi, teksa rivalë kryesorë edhe në këtë sezon do t’i ketë dy gjigantët tjerë turq, kampionin aktual Galatasaray, ku kishte luajtur Miloti për një vit në formë huazimi, dhe Fenerbahçen.

Next Post

Eva Buzo përfundon me sukses sfidën, vjen me not nga Italia në Shqipëri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.