Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është rikthyer në stërvitje te Norwich City, por ende nuk ka zhvilluar ndonjë ndeshje para-sezonale me ekipin anglez.
Nga ora 16:00, ekipi anglez luan një miqësore kundër Olympiacos, por futbollisti kosovar nuk qëndron as në bankën rezervë, shkruan Lajmi.net
Rashica është duke kërkuar me ngulmë largimin nga Norwich City, dhe nuk dihet ende se a ka udhëtuar me ekipin për këtë ndeshje, apo ka udhëtuar në ndonjë shtet tjetër për të firmosur me skuadrën e re.
Kujtojmë që Rashica kërkon kalimin në Galatasaray, e cila ka ofruar 7 milionë euro deri tani. Në anën tjetër, ofertë për Rashicën ka bërë edhe Fenerbahce./Lajmi.net/
Milot Rashica, Norwich City’nin Olympiakos ile oynadığı hazırlık maçının kadrosunda yer almıyor. pic.twitter.com/lWmRSArZbe
— Atistics Medya (@MedyaAtistics) July 29, 2023