Ylli i Kosovës, Milot Rashica është rikthyer në klubin e tij Norwich City.
Sezonin që lamë pas kosovari e kaloi në huazim te Galatasaray.
Rashica ishte mjaft i rëndësishëm te ekipi turk, ku në fund të edicionit u shpallën kampion.
Sulmuesi dukej i lumtur në Turqi, por klubet nuk po arrijnë akordim për të.
Andaj ai së fundmi është rikthyer në Norwich City, klub ky që ka kartonin e lojtarit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi, pasi kanë ndarë një foto të tij në stërvitje që po zhvillojnë në Austri.
Mbetet të shihet nëse do ketë një marrëveshje në mes Galatasaray dhe ekipit anglez deri në përfundim të merkatos./Lajmi.net/