Tuesday, 5. May 2026
Sport

Milot Rashica shënon, me notë të madhe në Turqi

GS 09/01/2024 1 Min. Lesezeit

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka treguar lojë të madhe duke shënuar për fitoren e Besiktas-it në udhëtim, me rezultat 4:0 ndaj Rizespor-it, në takimin e javës së 16-të të elitës së futbollit turk.

Rashica ka shënuar në minutën e 4-të, ndërsa golat tjerë i realizuan Kilicsoy (45′ e 46′) e Tosun (79′).

Futbollisti i Besiktas-it, Semih Kilicsoy, është lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notë 9.5 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Rashica është vlerësuar me notë 8.0.

Besiktas renditet në vend të katërt me 32 pikë e ka tre më shumë se Rizespor në të 6-tin.

Teilen: