Tuesday, 26. May 2026
Sport

Milwaukee dhe Golden State e nisin me fitore

GS 24/10/2024 1 Min. Lesezeit

Pas dy ndeshjeve hapëse, të zhvilluara një ditë më parë, tashmë NBA ka hyrë në ritëm të plotë, me 10 takime të luajtura sot. Milwaukee arriti të triumfojë 124-109 jashtë fushe, duke mundur Philadelphia.

Një sfidë mes dy ekipesh pretendente në Konferencën e Lindjes. Lillard me 30 pikë e Antetokounmpo me 25 pikë e 14 rebound, ishin më të mirët në fushë për Bucks. Për miqtë, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë.

Pas kohës shtesë triumfon skuadra e Phoenix, që mundi 116-113 Clippers jashtë fushe. Durant me 25 pikë e Beal me 24 bënë diferencën në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Harden

Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri edhe ekipi i Golden State, që mundi 139-104 Portland, ku 7 lojtarë të Warriors realizuan mbi 10 pikë. zhgënjen Miami, që në fushën e tij u mund 116-97 nga Orlando (Banchero 33 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Indiana, 109-115

Atlanta – Brooklyn, 120-116

Miami – Orlando, 97-116

Philadelphia – Milwaukee, 109-124

Toronto – Cleveland, 106-136

Houston – Charlotte, 105-110

New Orleans – Chicago, 123-111

Utah Jazz – Memphis, 124-126

Clippers – Phoenix, 113-116

Portland – Golden State, 104-139

Teilen: