Monday, 14. September 2026
Futboll

Minimumi 120 milionë euro, zbulohet plani i Real Madriditi për verën e ardhshme

GS 14/09/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht se shpenzoi 225 milionë euro, duke afruar në ekip emra si Yan Diomande, Denzel Dumfries, Marc Cucurella e Carlos Espi, Real Madrid e mbylli merkaton e verës me një objektiv të parritur: rekrutimin e një mesfushori të ri.

Klubi madrilen u përfol vazhdimisht gjatë merkartos së fundit për transferimin e mundshëm të Enzo Fernandez, apo emrave të tjerë të përmendur si Joao Neves e Vitinha, por në fund u mjaftua vetëm me transferimin falas të Bernardo Silva. Gjithsesi, ardhja e portugezit nuk e mbulon dot boshllëkun e krijuar që nga alrgimi i Toni Kroos dhe Luka Modric.

Ndaj, detyra parësore e Real Madridit për verën e ardhshme është të forcojë mesfushën. Sipas medieve pranë klubit madrilen, bordi i Real Madridit ka vendosur që tani se do të shpenzojë të paktën 120 milionë euro për të transferuar mesfushorin që i duhet “Los Blancos”. Emrat që qarkullojnë janë ata të zakonshmit si Alexis Mac Allister, Adam Wharton etj.

Teilen: