• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Minirevolucion në merkaton e dimrit, Milani synon të paktën 4 goditje

23/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një sulmues dhe një mbrojtës me siguri, një mesfushor dhe një mbrojtës i majtë ndoshta. Merkatoja e “djallit” premton të dhurojë spektakël në janar dhe nuk mund të përjashtohet një gjysmërevolucion. Në teori, katër lojtarë të rinj mund të vijnë: buxheti do të jetë i rëndësishëm, por jo pa kufi.

PIOLI MILAN

Pra, mund të ketë shitje. Emrat për të ardhur? David dhe Girasi po rezistojnë për sulmin, me Kivior (ishSpecia) dhe Badiashil, potencialisht në huazim, në qendër të mbrojtjes. Gjithashtu një sy mbi mundësinë Asan Uedraogo, mesfushori 17-vjeçar i Shalke 04 dhe tashmë i njohuri Huan Miranda, në prag lamtumire me Betisin.

NË THELB – Le të fillojmë me një pikë fikse: Xherri Kardinale synon të hapë portofolin në tregun e transferimeve të dimrit për të mbushur menjëherë disa boshllëqe të dukshme në skuadrën e Piolit. Mungon një zëvendës për Zhirunë, ose më mirë diçka më shumë, është evidente: nga këtu lind nevoja për të provuar një ofensivë ndaj Xhonatan David të Lilës (kontrata i skadon në 2025 dhe kushton rreth 40 milionë euro), ose në surprizën Serhu Girasi, autor i 15 gola për Shtutgartin në 9 ndeshje kampionati.

Ai ka një klauzolë prej 17 milionë euro, por edhe dëshirë për t’u larguar nga Bundesliga vetëm në qershor. Gjithsesi, gjithmonë u duhet kushtuar vëmendje mundësive të mundshme: në këtë mënyrë do të lëvizet edhe në prapavijë, ku kuqezinjtë shpresojnë të sigurojnë një qendërmbrojtës me formulën e huazimit. Kivior i Arsenalit dhe Badiashil i Çelsit janë dy opsione teorike të momentit.

NËN MBIKËQYRJE – Drejtori Xhefri Monakada ka disa kohë që vlerëson edhe Asan Uedraogon, i cili mund të jetë emri i duhur për mesfushën. Ndoshta që në janar, po, për të paraprirë edhe konkurrencën e madhe të udhëhequr nga Bajerni i Mynihut.

Klauzola prej 12 milionë eurosh për mesfushorin 17- vjeçar është joshëse, shkruan “La Gazzetta dello Sport” dhe sigurisht më e lehtë për t’u ushtruar nëse Milani do t’i thoshte lamtumirë Kruniçit, për të cilin Fenerbahçe është gjithmonë presion. Më në fund, nevoja për një zëvendës edhe të Teo Hernandezit mbetet:

Huan Miranda nga Betisi është profili i duhur. Ai do të mbërrijë në qershor me shumë siguri, për një afrim të parakohshëm pengesë mbetet paga e konsiderueshme prej 2 milionë eurosh.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Pavarësisht kundërshtimit të Serbisë, Federata e Golfit e Kosovës anëtarësohet në atë Evropiane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.