• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ministri Hajrulla Çeku: Stadiumi nacional do të jetë pasuri për të gjithë, s’duhet të shndërrohet në betejë lokale dhe zonale

27/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Stadiumi nacional ishte bërë temë diskutimi që prej nisjes së përmendjes së tij.

Ndryshimi i lokacionit, herë në Drenas e herë në Bërnicë ishte bërë qesharak dhe një betejë lokale.

  

Sidoqoftë, ministri i sportit, Hajrulla Çeku thotë se lokacioni nuk duhet të bëhet aq kryefjalë, kur bëhet fjalë për një projekt aq gjigant dhe për një pasuri që do ta shijojnë të gjithë në vendin tonë.

“Është me rëndësi të sqarohet se stadiumi nacional do të ndërtohet, e kemi marrë obligim në aplikimin e kontratën tonë me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e këtyre Lojërave në vitin 2030. Do të ndërtohet në territor të Kosovës, do të përdoret nga sportistët dhe sportdashësit e Kosovës. S’besoj se një projekt kaq i rëndësishëm duhet të shndërrohet në betejë lokale e të zonave të ndryshme, pasi do të jetë pasuri për të gjithë”, u shpreh sot ministri i sportit në konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë.

Stadiumi nacional është pjesë e zotimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës pasi vendi ynë e fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030.

Një stadium modern pritet të ndërtohet në afërsi të Prishtinës, më saktësisht në Bërnicë.

Gjithashtu, ministri Çeku ka zbuluar se ka nënshkruar memorandume me 16 kryetarë të komunave të Kosovës dhe me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ndër të tjera, ai premtoi se do të ndërtohen 27 stadiume të kategorive të ndryshme e fusha përcjellëse.

Sa i përket infrastrukturës së futbollit, planifikohet që gjithçka të përfundojë dhe të kompletohet në vitin 2028, pra pesë vjet nga tash.

 

  

  


Next Post

Gati

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.