Friday, 24. April 2026
Sport

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit lajmëron hapat e parë të “Inter Academy Albania”

GS 18/10/2025 2 Min. Lesezeit

Me qëllimin për të “të ndërthurur sportin, turizmin dhe zhvillimin komunitar”, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Shqipëri ka bërë me dije se institucioni që ai drejton do të bashkëpunojë me “fan club“-in më të madh të Interit jashtë Italisë.

Në një postim në rrjetet sociale ministri Blendi Gonxhja bën me dije se do të bashkëpunojë me “Inter Club Albania” për “për konkretizimin e një Akademie zyrtare të Interit në Shqipëri, ku do të zhvillohen talentët e rinj”.

Në këtë njoftim ministri Gonxhja bën me dije se do të ndërtohet edhe një terren i ri sportiv multi-funksional në Tiranë. “Krijimi i ‘Inter Academy Albania’ do të përfaqësonte një hap historik për futbollin shqiptar dhe për brezat e rinj në vend. Projekti nuk do të ishte vetëm një bashkëpunim sportiv, por dhe një nismë gjithëpërfshirëse sociale e edukative, që do të lidhte drejtpërdrejt klubin legjendar F.C. Internazionale Milano me sportdashësit vendas e rajonal. Brenda nëntorit do të jemi sëbashku në Milano për jetëzimin e këtij angazhimi dhe planin e punës!’, bën me dije Blendi Gonxhja.

Teilen: