Spanja arriti të fitonte Kupën e Botës për femra, aty ku një gol i Karmonës mjaftoi. Ndërkohë, ceremonia e ngritjes së trofeut, u përcoll nga një moment që ka shkaktuar jo pak polemika në rrjet, por edhe më gjerë.
Presidenti i Federatës Spanjolle, Luiz Rubiales puthi në buzë futbollisten Jeni Hermozo. Ky rast ka sjellë reagime të shumta, teksa edhe vetë ministri i sporteve, Mikel Iketa e ka kritikuar duke e konsideruar një veprim të papranueshëm.
“Më duket e papranueshme. Jetojmë në një moment barazie, të drejtash dhe respekti për gratë. Të gjithë duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm në qëndrimet dhe veprimet tona. Besoj se është e papranueshme të puthësh një lojtare në buzë për ta uruar. Siç e kam parë, mendoj se duhet thënë: të gjithë meritojmë respekt”, u shpreh ministri.
PANORAMASPORT.AL