Saturday, 16. May 2026
Sport

Ministri shqiptar i sportit: Prishtina dhe Durrësi po ndërtojnë një histori të re për sportin mesdhetar

GS 16/05/2026 2 Min. Lesezeit

Në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, ministri shqiptar i sportit, Blendi Gonxhja ka bërë të ditur se është zhvilluar një takim i rëndësishëm koordinues mes drejtuesve të institucioneve sportive nga Kosova dhe Shqipëria, ku në fokus ishte organizimi i ngjarjes dhe roli që do të ketë Durrësi si qytet mbështetës për sportet ujore.

Në takim morën pjesë Presidenti i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” dhe njëherësh Presidenti i Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, këshilltari i Ministrit të Sportit të Kosovës, Drilon Brahimi, si dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

Gonxhe ka bërë të ditur se gjatë takimit u diskutua për inspektimet dhe koordinimin e përgjithshëm të organizimit të Lojërave Mesdhetare, ndërsa u theksua se Durrësi do të ketë një rol kyç në zhvillimin e të gjitha sporteve ujore gjatë këtij eventi.

Presidenti Julian Pace Bonello u shpreh i impresionuar me mikpritjen dhe progresin e sportit shqiptar, duke vlerësuar mbështetjen dhe bashkëpunimin strategjik mes institucioneve sportive të Kosovës dhe Shqipërisë për realizimin me sukses të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Teilen: