Ministrja e Brendshme gjermane ka dënuar mënyrën se si festoi mbrojtësi turk Merih Demiral pas fitores përballë Austrisë.
Demiral shënoi të dy golat për Turqinë duke u kthyer në protagonist absolut të ekipit të drejtuar nga Montela pasi në këtë ndeshje siguroi një vend mes tetë përfaqësueseve më të mira të Europës.
Demiral u inkuadrua nga kamerat teksa përshëndeste publikun me të ashtuquajtur “përshendetjen e ujqërve”, e cila përdoret mes mbështetësve të ekstremistëve truq të partisë “Ujqërit Gri”.
“Simbolet e partisë së ekstremit të djathtë në Turqi nuk kanë vend në stadiumet tona. Të përdorësh këtë platformë, Euro 2024, për qëllime raciste nuk është e pranueshme”, tha ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nensi Faeser.