• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Miqësore/ Shqipëria U-17 triumfon ndaj moshatarëve të Kosovës

14/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare U-17 triumfoi me përmbysje 2-1 në miqësoren e parë me Kosovën U-17, që u luajt në stadiumin “Kukës Arena”. Për kuqezinjtë shënuan Matias Gici dhe Renato Halili.

Trajneri Ardi Behari e nisi ndeshjen me këtë formacion: Etem Xhemali, Davide Avdullari (C), Kris Gecaj, Fabjano Nuhaj, Renato Halili, Eraldo Karaj, Kleo Shpuza, Jurgen Peci, Mateo Dashi, Brayan Gjyla, Oresti Rifa.

Pjesa e parë, për ekipin e drejtuar nga trajneri Behari përfundoi në disavantazh 0-1. Kosova U-17 zhbllokoi takimin në minutën e 25-të me Fation Haxhiu. Megjithatë pjesa e dytë ishte një tjetër simfoni.

Trajneri Ardi Behari kreu disa zëvendësime duke aktivizuar lojtar si Vogli, Sina dhe Gici. Pikërisht ky i fundit ishte vendimtar duke barazuar rezultatin 1 minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt, 89-tën, ndërsa përmbysja erdhi në minutën e tretë shtesë me Halilin.

Të dyja skuadrat do të zhvillojnë sërish një tjetër ndeshje miqësore dy ditë më pas, më 16 tetor, po në stadiumin “Kukës Arena”, në orën 11:00.

Këto teste janë të rëndësishme për Shqipërinë U-17, në prag të kualifikueseve të Euro 23/24 për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë janë pjesë e grupit 5 me Portugalinë, Çekinë dhe Malin e Zi. Ndeshjet do të zhvillohen në periudhën 15-21 nëntor 2023./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Shqipëria U-19 barazon ndeshjen e parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.