Tuesday, 31. March 2026
Sport

Miqësore Ukrainë-Shqipëri/ Formacioni zyrtar i kuqezinjve

GS 31/03/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka publikuar formacionin zyrtar të kuqezinjve për miqësoren e sotme kundër Ukrainës, që do të luhet në orën 20:45 në Valencia.

Pllana është risia e teknikut në këtë sfidë, pasi mbrojtësi do të debutojë ndeshjen e sotme me fanellën e Shqipërisë.

Strakosha do të luajë në portë, Hysaj, Gjimshiti, Pllana dhe Mitaj do të formojnë 4-en e mbrojtjes, Shehu, Asllani dhe Laçi do të luajnë në mesfushë, ndërsa Uzuni, Broja dhe Hoxha do të formojnë treshen e sulmit.

Teilen: