• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Miqësoret e moshave/ Kombëtarja U19 humb edhe sfidën e dytë ndaj Turqisë

08/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria U-19 zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e dytë miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Turqisë. Në takimin e luajtur në Izmit të Turqi, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj u mposhtën me rezultatin minimal 1-0.

Tekniku shqiptar hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Amarildo Dervishaj (GK), Antonis Dhama, Fabjan Perndreca, Denis Prendi, Adi Kurti (C), Mattia Huqi, Ersi Bode, Frederik Tosku, Flavio Sulejmani, Ergis Arifi, Briajan Gjyla.

Shqipëria e nisi shumë mirë ndeshjen dhe u hodh në sulm që në minutat e para të takimit për të zhbllokuar rezultatin. Kuqezinjtë dominuan pjesën e parë dhe krijuan disa raste të mira me Sulejmanin, Gjylën dhe Arifin por pa sukses. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0.

Në fraksionin e dytë trajneri Ahmataj kreu disa zëvendësime në fushë, duke u dhënë mundësinë thuajse të gjithë lojtarëve të tregojnë cilësitë e tyre.

Turqia shënoi golin e vetëm të takimit dhe të fitores në minutën e 85-të. Kuqezinjtë u munduan të reagonin për të barazuar rezultatin por pa sukses. Në fund sfida u mbyll me fitoren e Turqisë U-19 me rezultatin minimal 1-0.

Ndeshjet miqësoret ndaj Turqisë U-19 ishin një mundësi e mirë për stafin teknik të Kombëtares U-19 për të kolauduar skuadrën në kuadër të impenjimeve në kualifikueset e Europianit “Rumani 2025” për këtë grupmoshë që do të luhen në vendin tonë në muajin nëntor.

Shqipëria është pjesë e Grupit 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën “Elite Round”. /FSHF

Next Post

Nations League, Spalleti: Nuk kemi lojtarët e dikurshëm, dua që Italia të luaj me shpirt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.