• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Miqësoret me Turqinë/ Leka, Redzepi dhe Deda flasin për grumbullimin e parë

26/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e vajzave vijon me përgatitjet në Tiranë në kuadër të dy ndeshjeve miqësore kundër Turqisë. Përfaqësuesja kuqezi do të udhëtojë sonte drejt Stambollit, ku do të zhvillohen edhe dy takimet e planifikuara më 28 nëntor (ora 13:00) dhe 1 dhjetor (ora 14:00).

Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve, trajneri Grima ka grumbulluar disa futbolliste të reja. Një ndër to është Dilajda Leka, e cila aktivizohet me Anderlechtin në Belgjikë. 18-vjeçarja shprehet e lumtur për ftesën dhe premton se do japë maksimumin me fanellën kuqezi.

“Jam Dilajda, luaj në Belgjikë me Anderlehtin. Jam 18 vjeçe. Jam shumë e lumtur për ftesën me Kombëtaren shqiptare dhe premtoj që do jap maksimumin tim dhe do bëj çdo gjë për të arritur gjëra me kombëtaren.

Ndeshjet kundër Turqisë – Duhet të luajmë që të fitojmë fillimisht dhe të tregojmë që si ekip mund të bëjmë diçka për në Botëror sepse këto janë prova për kualifikueset e ardhshme” – tha Leka për fshf.org

Një tjetër futbolliste e grumbulluar rishtaz është mesfushorja kuqezi e Stuttgartit, Dafina Redzepi. Në një prononcim për fshf.org, ajo shprehet krenare për ftesën nga Kombëtarja dhe shpreson për rezultate pozitive në miqësoret kundër Turqisë.

“Jam Dafina, 20 vjeçe. Luaj në Gjermani për Stuttgartin në rolin e mesfushores. E kam pritur ftesën shumë mirë, jam shumë krenare që jam këtu për herë të parë. Kemi dy ndeshje me Turqinë dhe uroj të fitojmë. Duhet të japim 100% edhe pse janë vetëm ndeshje miqësore” – thotë Dafina për fshf.org.

Mesazh të shkurtër dha edhe Teresa Deda, mesfushorja e Vllaznisë e cila është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren.

“Quhem Teresa Deda, vij për herë të parë në këtë grumbullim. Premtoj se do jap maksimumin për fanellën kuqezi”.

Skuadra do të niset pasditen e sotme drejt Stambollit dhe nesër do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në Turqi. Ndeshja e parë Turqi – Shqipëri do të luhet më 28 nëntor në ora 13:00 në stadiumin “Necmi Kadıoğlu”.

 

 

Next Post

Sot është dita e parë e IHF Trophy

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.