Një formë proteste për atë çfarë po ndodh në Rripin e Gazës është edhe miqësorja e vendosur për t’u zhvilluar më 15 nëntor mes Shtetit Bask dhe Kombëtares palestineze të futbollit në stadiumin “San Mamés”.
“Cadena SER” ka bërë me dije se ky takim është organizuar me ndërmjetësimin e shtetit spanjoll. Sipas organizatorëve kjo ndeshje ka për qëllim që të sensibilizojë opinionin publik për atë çfarë po ndodh në Gaza.
Të martën mbrëma në po të njëjtin stadium tifozët e Athletic Bilbaos treguan mbështetjen për popullin palestinez duke shpalosur një baner të madh në ndeshjen kundër Arsenalit.