Eksperti i mirëmbajtjes së fushës në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Yusuf Yigit, ka akuzuar drejtuesit e Llapit se nuk e kanë paguar për shërbimet e tij.
Përmes llogarisë në Facebook, Yigit ka thënë se klubi i ka borgj atij 17 mijë euro, të gjitha pagat për një vit e gjysmë shërbime në stadiumin e Llapit.
“Unë Yusuf Yigit, nga Turqia, u solla si personel për mirëmbajtjen e barit të fushës nga trajneri kryesor, Tahir Batatina. Presidenti i klubit dhe Tahir Batatina nuk më paguan 17 mijë euro dhe për këtë arsye u detyrova të kthehem në Turqi. Nuk më kanë paguar rrogat për një vit e gjysëm”, ka shkruar në Facebook, Yigit.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga klubi llapjan.