Tuesday, 14. April 2026
Sport

Mirënjohje për mbi 700 punonjës, PSG jep bonusin rekord pas suksesit në Champions

GS 14/04/2026 1 Min. Lesezeit

Klubi i Paris Saint-Germain ka vendosur të shpërblejë më shumë se 700 punonjës me një bonus të konsiderueshëm prej 5140 eurosh për secilin prej tyre. Bonusi i takon sezonit historik 2024/25, që kulmoi me suksesin skuadrës parisiene në Champions.

Punonjësit kanë marrë fillimisht një shpërblim 4500 euro dhe më pas 640 euro të tjera, sipas shpjegimit të drejtorit të përgjithshëm të klubit, Victoriano Melero.

Shpërblimi është dhënë në shenjë mirënjohjeje për impenjimin e të gjithë aparatit administrativ dhe operativ të klubit, jo vetëm për skuadrën.

Klubi parisien, që së fundi ka arritur një buxhet rekord prej 837 milionë eurosh, falë rritjes komerciale dhe sukseseve në fushë, ka veçuar rreth 4 milionë euro për të mbuluar shpërblimin për punonjësit. Drejtuesit e PSG-së, sipas “L’Equipe”, janë shprehur se suksesi europian është rezultat i një sforcoje kolektive që përfshin çdo department të klubit.

Teilen: