Te skuadra e FC Shkupit, trajnerët ndërrohen si në shirit filmi. Vetëm pak javë kur Matija Mirkov zëvendësoi Ernest Gjokënl, sot aii dha dorëheqjen pas humbjes nga Rabotniçki 2-1.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë lojtarët e mi, të gjithë stafin dhe menaxhmentin e klubit që më dhanë mundësinë të punoj me ta për gati katër vjet. Ka pasur shumë ulje-ngritje, por e tillë është jeta. Për mua ka qenë kënaqësi në çdo moment, kam dhënë 100% në çdo stërvitje, megjithatë, ka ardhur koha për të ndarë rrugët, ndaj i uroj të gjithëve në klub gjithë të mirat në të ardhmen. Mbani kokën lart djema, ju keni një të ardhme të ndritur përpara”, ka njoftuar Matija Mirkov në rrjetet sociale.