Sulmuesi Mirlind Daku i ka kaluar me sukses testet mjekësore te Spartaku i Moskës.
Mediumet në Rusi kanë bërë të ditur se Daku ka zgjedhur ta bartë fanellën me numrin 19 te klubi i njohur rus.
Sipas raportimeve të mediave ruse, Daku është hequr nga lista e lojtarëve të Rubin Kazanit dhe pritet shumë shpejt të prezantohet te Spartaku.
Mediumet ruse kanë raportuar se Daku do t’i bashkohet Spartakut për 11 milionë euro.
Daku ka luajtur për ekipin nga Kazani nga vera e vitit 2023.
Teilen: