• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mirlind Daku në formë të mirë, bëhet pjesë e formacionit të javës në Rusi

25/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mirlind Daku ka arritur ta kalojë si është më së miri periudhën e keqe që e pati pas përfundimit të Europianit për Kombëtaren e Shqipërisë.

Daku ishte krye temë në kampionatin Europian. Ai ishte dënuar nga UEFA me dy ndeshje moslojë për shkak se pas ndeshjes me Kroacinë mori altoparlantin dhe nisi një këngë fyese ndaj serbëve dhe maqedonasve.

Më pas, klubi në të cilin ai bën pjesë, Rubin Kazani kishte hapur ndaj tij një procedurë disiplinore.

Por, të gjitha këto Mirlindi i ka lënë pas krahëve dhe ka filluar shkëlqimin me Rubinin që në start të edicionit.

Daku ishte njeriu i ndeshjes së javës së parë mes Nizhny Novgorod dhe Rubin Kazan, ku skuadra e tij fitoi me rezultat 4-2.

26-vjeçari ishte autor i një goli dhe një asistimi, duke qenë rreziku kryesor në portën e vendasve.

Pas çmimit si lojtari i ndeshjes, sulmuesi kuqezi është futur dhe në formacionin më të mirë të javës së parë në Ligën Premier të Rusisë.

Ai është sulmuesi kryesor në 11-shen më të mirë të javës, duke dëshmuar se është në një formë të shkëlqyer.

Next Post

Ankesat për orar të ngjeshur, FIFA u përgjigjet klubeve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.