Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku i ka ndarë rrugët me skuadrën sllovake, Mura.
Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Daku ka falënderuar të gjithë tek skuadra e Muras për mikpritjen e bërë.
“Çdo fillim ka një fund, por është e rëndësishme të përfundojë në mënyrën më të mirë dhe më të dashur.
Dua të falënderoj presidentin, drejtorin sportiv, trajnerët që më kanë mbështetur dhe të gjithë njerëzit në Murska Sobota. U ndjeva vërtet si në shtëpinë time.
Gjithmonë pjesë e zemrës sime. Shihemi në të ardhmen” shkruan Daku në mesazhin lamtumirës.
Mirlind Daku pritet që sot të zyrtarizohet te skuadra ruse, Rubin Kazan./Lajmi.net/
Teilen: