Saturday, 1. August 2026
Sport

Mirlind Daku vazhdon “bombardimet” në Rusi, shënon golin e dytë rresht në kampionat

GS 01/08/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, ka qenë vendimtar të shtunën pasdite për Rubin Kazanin.

Daku shënoi golin që ia siguroi pikët e plota klubit nga Kazani.

Rubin Kazani e fitoi 2:1 ndeshjen ndaj Akronit në udhëtim.

Daku e shënoi golin e dytë në minutën e 19-të të ndeshjes që i takoi xhiros së dytë të Premier Ligës së Rusisë.

Për Dakun është goli i dytë rresht në elitën e futbollit rus.

Daku dhe Veldin Hoxha kompletuan takimin, kurse Nazmi Gripshi u largua nga fusha në minutën e 72-të. Dardan Shabanhaxhaj mbeti në stol.

0-2 Daku
(https://t.co/X1Ox93Po3J) pic.twitter.com/UaBQ8cselO

— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 1, 2026 

 

 

 

Teilen: