David Alaba do të largohet në fund të këtij sezoni nga Real Madrid. Austriakut i skadon kontrata dhe do të largohet si lojtar i lirë. Destinacioni i tij i ri pritet të jetë në MLS.
Drejtuesit e Real Madrid kanë piketuar zëvendësuesin ideal të austriakut dhe do të rikthejnë në skuadër Jacob Ramon, qendërmbrojtësin e transferuar te Como, me të drejtë rikthimi në fund të këtij sezoni, për shifrën 8-10 milionë euro.
Përveç Nico Paz, Real Madrid do të rikthejë edhe Jacob Ramon, i cili po ashtu po shkëlqen në Serie A, duke bërë paraqitje fantastike te Como dhe duke bindur kështu drejtuesit e “Los Blancos” për ta rikthyer, pas dy sezonesh.
Teilen: