Sunday, 3. May 2026
Futboll

Mirupafshim Serie A! Dy pista të reja për Lukaku-n, Napoli vendos çmimin qesharak për “kokën” e belgut

GS 03/05/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe pse është nën kontratë deri në vitin 2027, Romelu Lukaku do të largohet në fund të këtij sezoni nga Napoli dhe Serie A. Sulmuesi belg humbi pjesën më të madhe të sezonit për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe rikthimi në fushë u shoqërua me mosmarrëveshje të shumta me drejtuesit e Napolit, të cilët kanë vendosur ta nxjerrin në treg.

Vlen të përmendet se Lukaku fiton një pagë vjetore prej 8 milionë eurosh, kështu që largimi i tij do ta ndihmonte Napolin të ulte ndjeshëm shpenzimet e pagave dhe të krijonte hapësirën e nevojshme për nënshkrimet e reja gjatë verës.

Nicolo Schira zbulon se për të ardhmen e Lukaku-t janë dy pista të mundshme. E para është Arabia Saudite dhe e dyta Superliga turke, ku ka interes konkret nga Fenerbahce për sulmuesin belg. Sipas raportimit në fjalë, Napoli ka vendosur shifrën 10 milionë euro për të lënë të lirë Lukakun.

Teilen: