Thursday, 5. February 2026
Sport

Misteri Cristiano Ronaldo ka mbaruar, rikthehet në stërvitje

GS 04/02/2026 1 Min. Lesezeit

Misteri Cristiano Ronaldo ka mbaruar. Asi portugez është rikthyer në stërvitje me Al Nassr pas protestave pas nënshkrimit të Karim Benzema-s për rivalët Al Hilal.

Duke përmbledhur episodet e mëparshme: CR7 nuk e ka pritur aspak mirë faktin skuadra e tij nuk mundi të nënshkruante me ish-shokun e skuadrës te Reali, pa harruar se Al Hilal zhvilloi një merkato më produktive se Al Nassr.

Përveç Benzemas, Al Hilal rrëmbeu dhe Kader Meite nga Rennes për 30 milionë euro, Saimon Bouabré nga NEOM për 23 milionë euro dhe  Pahlo Mari.  Al Nassr u përgjigj me dy lojtarë sauditë.

Sipas Ronaldos, Al-Nassr nuk gëzon të njëjtën mbështetje financiare si klubet e kontrolluara nga fondi sovran i pasurisë PIF, përkatësisht Al-Hilal, Al-Ahli dhe Al-Ittihad, duke deklaruar se ekipi i tij “nuk ka fuqinë politike të Al-Hilal”.

Megjithatë, dy ditë para ndeshjes kundër Al-Ittihad, CR7 është rikthyer në stërvitje nën drejtimin e Jorge Jesus. Vetë lojtari e njoftoi lajmin në një postim në kanalet e tij zyrtare.

Teilen: