• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mitaj i lumtur me debutimin tek Al-Ittihad

25/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi i krahut të majtë, Mario Mitaj ka lënë përshtypje pozitive në debutimin e tij te skuadra nga Arabia Saudite, Al-Ittihad.

Mitaj ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 70-të, në fitoren 3:0 të Al-Ittihadit ndaj Al-Ain në kuadër të Kupës së Arabisë, ndërsa 21-vjeçari është vlerësuar me notën 7.2 për paraqitjen e tij.

Në fakt, vlerësimet ishin të larta për futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, i cili po ashtu ka reaguar pas debutimit me fanellën e ekipit saudit.

Madje, është thënë se Mitaj është një lojtar i kompletuar dhe në të ardhmen do të jetë njëri nga lojtarët më të mirë të huaj në futbollin e Arabisë Saudite.

“Shumë i lumtur me debutimin tim dhe fitoren e ekipit. Atmosferë e këndshme nga tifozët tanë. Le të shkojmë tigra”, ka shkruar Mitaj në rrjetin social “Instagram”.

Mitaj gjatë kësaj vere u transferua tek Al-Ittihad nga Lokomotiva e Moskës për 3.5 milionë euro dhe me ekipin saudit ka kontratë deri në vitin 2027.

Next Post

KB Prishtina dhe Sigal-i vazhdojnë bashkëpunimin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.