Saturday, 16. May 2026
Sport

Mitaj krahë për krahë me Camavingan e Hojlundin, pjesë e pesëshes më të mirë në Evropë

GS 18/10/2023 1 Min. Lesezeit

Një nga futbollistët më të vlerësuar te Kombëtarja shqiptare e futbollit në ndeshjet e fundit është edhe mbrojtësi i krahut, Mario Mitaj.

Mitaj që po shkëlqen me paraqitjet e tij me Kombëtaren shqiptare të futbollit është edhe një nga më të vlerësuarit në Evropë, shkruan lajmi.net.

Global Watch Football, uebfaqja e verifikuar në platformën “X” e ka renditur Mitajn në mesin e pesë futbollistëve më të mirë në Evropë, nën moshën 21-vjeçare.

Pjesë e kësaj pesëshe janë edhe yjet e futbollit evropian si mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga e sulmuesi i Man United, norvegjezi Hojlund.

Mitaj është vlerësuar me notën 7.17, ndërkaq më i vlerësuari ishte Hojlund me notën 7.48.

20-vjeçari shqiptar aktualisht është pjesë e Lokomotivës së Moskës, ndërsa karrierë ka bërë edhe te AEK në Athinë./Lajmi.net/

Teilen: