Al-Nassr ka marrë fitoren e shtatë rresht në ligën profesioniste në Arabinë Saudite, duke mposhtur 4-0 Al Hazem, falë dopietës së Cristiano Ronaldos dhe golave të Kingsley Coman dhe Angelo.
Me dy golat e shënuar sot, Cristiano Ronaldo arrin shifrën e 964 golave në karrierë, 501 prej tyre të shënuar pas moshës 30-vjeçare, si askush tjetër. Falë kësaj fitoreje dhe hapit fals të Al-Hilal, Al-Nassr ngjitet në vendin e parë, pas disa javësh.
Në sfidën tjetër, Al-Hilal barazoi 1-1 ndaj Al-Ittihad. Miqtë luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 9-të për shkak të kartonit të kuq të Hassan Kadesh, për faull ndaj lojtarit të fundit. Al-Hilal e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0 falë golit të brazilianit Malcom. Al-Ittihad barazoi shifrat me Houssem Aouar në minutën e 54-të. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Ajo që ra në sy në këtë takim, ishte aktivizimi i Mario Mitaj si sulmues në krahun e majtë.
Pas 22 javëve, Al-Nassr kryeson me 55 pikë, ndjek në vend të dytë Al-Hilal me 54 pikë dhe në vend të tretë Al-Ahli me 53 pikë.