• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mitaj, një nga me të mirët, mbrojtësi “kuqezi” i 8-ti për pasimet mes linjave

29/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Dihet mirë se çfarë vlere ka. Është vetëm 20-vjeç, por Mario Mitaj e tregoi veten edhe në këtë Kampionat Evropian. Mbrojtësi “kuqezi” ishte i dalluar dhe u veçua nga agjencitë e statistikave për kontributin e dhënë për Kombëtaren shqiptare, sidomos përsa i përket pasimeve.

Agjencia “Opta Sports” e vendosi Mitajn në vendin e 8-të në renditjen e lojtarëve që dhanë më shumë pasime ndërmjet linjave në Gjermani, të paktën për fazën e grupeve, me futbollistin e Lokomotiv Moskow, që dha 37 pasime të tilla, duke qenë shumë pranë vendit të dytë, që mbahet nga lojtari i Italisë, Giovanni Di Lorenzo.

Mitaj ishte titullar në të treja ndeshjet e Shqipërisë në Grupin B, ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës, duke u paraqitur përgjithësisht në nivel të mirë. Në total, ai ka 16 ndeshje me kombëtaren, aspak keq duke pasur parasysh moshën e re.

Lojtari më i dalluar për pasimet në fazën e parë të Kampionatit Evropian ishte mesfushori i Gjermanisë, Toni Kroos, me 102 tentaviva të sakta. /i.m /abcnews.al

Next Post

E ardhmja e Sylvinho, një dilemë, tekniku brazilian kërkohet nga klubi i madh portugez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.