Sunday, 17. May 2026
Sport

Mitaj po jeton një ëndërr/ Talenti shqiptar shkëlqen edhe si mesfushor qendre, në Rusi e zgjedhin lojtarin e ndeshjes  

GS 21/10/2023 1 Min. Lesezeit

Talenti shqiptar, Mario Mitaj po jeton një ëndërr. Pas paraqitjeve spektakolare me Kombëtaren shqiptare si mbrojtës i majtë, 20-vjeçari së fundmi është shndërruar në protagonist absolut edhe te skuadra e Lokomotivës së Moskës në elitën e futbollit rus.  

Mitaj

20-vjeçari u aktivizua si mesfushor qendre në duelin e ditës së sotme ndaj CSKA-së së Moskës, që përfundoi me shifrat 0-0.

MITAJ LOKOMOTIVA

Mitaj ishte titullar, teksa në fund fitoi edhe çmimin “Lojtari i Ndeshjes”. Shqiptari i magjepsi të gjithë me paraqitjen e tij, duke fituar kështu besimin e trajnerit, i cili me shumë gjasa mund ta aktivizojë edhe në ndeshjet e tjera në këtë rol disi surprizë talentin shqiptar, që është i gatshëm të përshtatet në çdo pozicion që i kërkohet.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: