• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mitaj: Rezultat jo i drejtë, ja e vërteta e interesimit të Juventusit

25/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mario Mitaj bëri një tjetër 90-minutësh pozitiv me Shqipërinë në Suedi, teksa pas ndeshjes foli për SuperSport, ku vlerësoi maksimalisht paraqitjen e kuqezinjve dhe e quajti rezultatin të padrejtë.

Një ndeshje e mirë, por sërish humbim. Çfarë ndodhi?

Ishte një ndeshje shumë e mirë për ne, pavarësisht rezultatit, që besoj se nuk është i drejtë. Mund të kishim marrë edhe më shumë, por duhet të jemi të lumtur për paraqitjen që bëmë si skuadër.

Në aspektin personal ke bërë mirë në fazën mbrojtëse, por mos ndoshta duhet të shohësh më shumë në gjysmëfushën kundërshtare?

Unë bëj në fushë atë që më kërkon trajneri. Nëse ai më thotë që të qëndroj më shumë mbrapa dhe të fokusohem në aspektin mbrojtës, atë duhet të bëj.

Është folur për një interesim të Juventusit. Cili është informacioni që keni ju?

Unë kam ditur vetëm që do të kishte disa skautë nga Juventusi dhe asgjë tjetër. Unë duhet të luaj futboll, të argëtohem dhe përmirësohem. Të tjerat janë aspekte që nuk lidhen me fushën dhe nuk kam çfarë të shtoj.

Next Post

E bujshme nga Turqia, Fenerbahçe mbledh Asamblenë e Pergjithshme për të vendosur braktisjen e kampionatit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.