Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mario Mitaj do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.
22-vjeçari shqiptar largohet nga Al Ittihad për të nisur një eksperiencë të re në karrierë me fanellën e Genoas.
Marrëveshja mes palëve është mbyllur me sukses dhe klubi italian ka mposhtur konkurencën e Portos, që gjithashtu kërkonte shërbimet e Mitajt.
Genoa shton një tjetër element në skuadrën e Daniele De Rossit: klubi kuqeblu ka finalizuar një marrëveshje me Al-Ittihad për huazimin e Mario Mitajt, me opsion blerjeje.
Mitaj bëhet lojtari i radhës i kombëtares kuqezi që luan në Serie A, kjo është eksperienca e parë e mbrojtësit në futbollin italian.
Teilen: