Mario Mitaj u afrua nga Lokomotiva e Moskës te Al Itihad në huazim me të drejtë blerje, pikërisht në verën e shkuar. Ishte drejtori sportiv i klubit arab, Ramon Planes, që kërkoi transferimin e mbrojtësit shqiptar, pasi u vendos në krye të detyrës.
57-vjeçari ka folur për “AS”. Te Barcelona dërgoi më parë Pedrin dhe Araujon. Duke treguar si arriti t’i bashkojë dy lojtarët me Barçën, tregon dhe transferimin e Mitajt.
“Të zbulosh lojtarë është talent. Të shikosh lojtarin dhe të thuash, le ta marrim. Kjo është çfarë më ndodhi mua te Al Itihad me Mario Mitajn, i cili është zbulimi në ligën e Arabisë. Një lojtar që ishte në Rusi, firmosëm me të për 1 milionë euro dhe ka qenë fantastik. Kjo është mënyra si unë e shoh fuitbollin dhe mendoj se është diçka që po humbet”, u shpreh drejtori spanjoll.
Mitaj është i huazuar deri në fund të sezonit. Më pas klubi i Al Itihad mund të blejë kartonin e 21-vjeçarit.
PANORAMASPORT.AL