Wednesday, 5. August 2026
Sport

​Mitrovicaset synojnë sot kualifikimin e radhës në Ligën e Kampionëve, përballë Brannit

GS 05/08/2026 2 Min. Lesezeit

Klubi i Futbollit për Vajza, Mitrovica vazhdon sot rrugëtimin në Ligën e Kampionëve për Vajza e UEFA-s, ku do të zhvillojë ndeshjen e raundit të dytë kualifikues përballë kampiones së Norvegjisë, Brann.

Takimi do të luhet sot, me fillim nga ora 10:00, në stadiumin “III. Keruleti TVE” në Budapest të Hungarisë.

Përballja me Brann vlen për gjysmëfinalen e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve për Vajza e UEFA-s, dhe paraqet një sfidë të rëndësishme për ekipin kosovar në përpjekje për të vazhduar rrugëtimin në garën më prestigjioze evropiane për klube në futbollin e femrave.

Megjithatë, skuadra do ta zhvillojë këtë përballje me mungesa të rëndësishme. Trajneri nuk do të ketë në dispozicion katër futbolliste të rëndësishme: A. Fejza, A. Gjegji, G. Berisha dhe E. Ozbay por nga kampi i skuadrës është shprehur optimizëm para këtij takimi.

Ndeshja pritet të nisë në orën 10:00 dhe fituesi do të sigurojë një vend në finalen e mini-turneut kualifikues, duke iu afruar edhe më shumë fazës së ardhshme të Ligës së Kampionëve për Vajza e UEFA-s.

Teilen: