• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mitrovicasit fitojnë në shtëpi përballë Borës

05/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trepça mbylli garat e rregullta me fitore ndaj Borës me shifrat 92:80 (25:16, 11:26, 28:19, 28:19), në javën e 28-të të ProCredit Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen për mrekulli, ku në çerekun e parë kishin epërsi deri në 12 pikë, 17:5, derisa këtë pjesë e fituan 25:16. Përgjigja e prishtinasve nuk vonoi shumë dhe periudha e dytë ‘foli’ tërësisht në të mirë të tyre, duke fituar 11:26, për të shkuar në pushim me gjashtë pikë epërsi 36:42.

Në periodën e tretë u zhvillua një lojë interesante, ku katër minuta nga fundi i kësaj pjesë, mysafirët po fitonin 49:56, por më pas mitrovicasit me një seri të jashtëzakonshme bën përmbysjen në 60:56, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 64:61. Rezultat identik ishte edhe në dhjetëminutëshin e fundit 28:19 për vendasit, që në fund triumfuan 92:80.

Te vendasit Tekele Cotton e mbylli ndeshjen me 13 pikë, pesë kërcime e 11 asistime, ndërsa te mysafirët u dallua Dion Haxhosaj me 15 pikë e pesë kërcime.

Trepça pas 28 ndeshjeve ka 19 fitore e nëntë humbje, ku është kualifikuar në gjysmëfinale të “Play-off”-it, derisa Bora përfundon garat e rregullta me nëntë fitore e 19 humbje, ku do të luajë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë të Meshkujve.   

Garat e rregullta përfundojnë të dielën me ndeshjet Bashkimi-Peja dhe Vëllaznimi-Sigal Prishtina, që zhvillohen nga ora 20:00.

Next Post

Betis befason Barcelonën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.