Saturday, 21. March 2026
Futboll

Mjafton goli i Yildiz, Juventus e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Sassuolo (video)

GS 21/03/2026 1 Min. Lesezeit

Pjesa e parë mes Juventusit dhe Sassuolos është mbyllur 1-0 për bardhezinjtë, në sfidën që po luhet në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.

Bardhezinjtë e nisin vrullshëm takimin dhe rrezikojnë që në minutën e 3-të, por goditja me kokë e kapitenit Manuel Locatelli ndalet nga Aro Muric.

Sfida u zhbllokua në minutën e 14-të, ku pas një topi të gjatë të nisur nga këmbët e Mattia Perin dhe asistit të Francisco Conceicao, ishte Kenan Yildiz që dërgoi topin në rrjetë më një goditje me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në minutën e 26-të, Sassuolo krijon rrezikun e parë me Pinamontin, por goditja e tij me kokë nuk përfundon në rrjetë. Në minutën e 41-të, rast i rrezikshëm për Juventusin, pas goditjes së Kalulu. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për bardhezinjtë.

SHIKOGOLIN

Teilen: