• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mjeku amerikan jep detaje për dëmtimin e Armando Brojës

17/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Armando Broja vazhdon të jetë larg fushave të lojës prej dy muajsh, si pasojë e një dëmtimi që ka pësuar gjatë stërvitjeve me Çelsin në gusht.

Lojtari u transferua tek Evertoni në ditën e funti të merkatos, por nuk ka qenë në gjendje që të japë kontributin e tij pikërisht për shkak të këtij dëmtimi.

Doktori amerikan Rajpal Brar ka shpjeguar për “Godison News” se si është situata aktuale e Brojës dhe sipas fjalëve të tij, futbollisti nuk mund të kthehet në kohë për të ndihmuar Shqipërinë në ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve.

“Puna e tij e përditshme do të jetë një kombinim i progresit në stërvitje, progresit në forcë dhe gjendjen fizike si dhe trajtim për të kuruar ndonjë dhimbje apo mosfunksionim në tendinin e Akilit apo zona të tjera. Çelësi për të shmangur të papritura të pakëndshme është kthimi gradual dhe metodik te programi i lojës.

Ai është ende disa javë larg kthimit në stërvitje të plotë me ekipin dhe objektivi i radhës do të ishte që të kthehej në fushën me bar për punë individuale”, shpjegoi doktori.

 

 

Next Post

Mesi ‘sponsorizon’ Lautaron për ‘Topin e Artë’

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.