Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

“Mjeshtri i penalltive”, Calhanoglu vendos rekord në Serinë A

GS 25/08/2024 1 Min. Lesezeit

Me penalltinë e shënuar ndaj Leçes, Calhanoglu kalon Pazzinin dhe bëhet lojtari me serinë më të gjatë të penalltive të shënuara.

Janë 17 gola të shënuar radhazi nga pika e bardhë , një më shumë se ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Veronës, Fiorentinës, Samp dhe Atalantës.

Në fillim gjithçka ishte ndryshe. Kur u hap seria, Hakan Calhanoglu luante për Milanin dhe kampionati u detyrua të vazhdonte në mënyrë të pazakontë në fund të qershorit për shkak të pandemisë së vitit 2020, turku shënoi të parën nga 17-të penalltitë radhazi kundër Romës në San Siro. Ndaj Leçes ka vazhduar në të njëjtën rrugë.

Teilen: