Henrikh Mkhitaryan është gati të firmosë rinovimin me Interin. Sipas “Sky Sport”, mesfushori armen nuk do të tërhiqet nga futbolli i luajtur dhe është entuziast për dëshirën e trajnerit Cristian Chivu, për ta mbajtur në skuadër.
Lojtari ka dhënë miratimin për të vazhduar me zikaltërit, ndërsa tani palët do të takohen për të diskutuar aspektet ekonomike të marrëveshjes. Kontrata aktuale e Mkhitaryan skadon më 30 qershor, por në këtë pikë pritet që ai të firmosë rinovim njëvjeçar, deri më 2027.
Marrëveshja e re parashikohet të jetë me shifra më të ulëta krahasuar me pagën aktuale prej 3.8 milionë euro neto në sezon.
Teilen: