Henrik Mkitarian është treguar i ashpër me deklaratat e lojtarëve të Bajernit pas ndeshjes së fituar nga Interi në Mynin se zikaltrit festuan si të ishin të kualifikuar.
“Ne festuam për fitoren e një ndeshjeje, por nuk jemi amatorë që të festonim në mënyrë të çmendur dhe të mendonim që u kualifikuam. E dimë që na presin 90 minuta të vështira ndaj një ekipi të fortë dhe me shumë vlerë”, ka thënë Mkitarian.
Ai foli për eksperiencën dhe për faktin që ky mund të jetë sezoni i fundit. “Unë zbres në fushën e lojës për të dhënë gjithçka në fushën e lojës. Eksperienca ime ndihmon. Ndoshta e lë futbollin këtë vit dhe dua që ta bëj në mënyrë fantastike”, ka thënë armeni.
PANORAMASPORT.AL