Sunday, 24. May 2026
Sport

MKRS anulon tenderët për tre stadiume

GS 27/02/2025 1 Min. Lesezeit

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS), ka bërë të ditur se ka anuluar tre tender në vlerë totale prej 37 milionë eurosh, të cilët lidhen me punët nëpër stadiumet e futbollit të tri qyteteve të mëdha të Kosovës.

Ndërtimi i “Stadiumit të Qytetit” në Pejë me 19 milionë euro, rinovimi i “Stadiumit të Qytetit” në Gjilan me vlerë prej 15 milionë eurosh dhe rinovimi i stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë me vlerë prej tre milionë eurosh, janë tri stadiumet për të cilët tenderët tashmë janë anuluar.

Njoftimi për këtë ka ardhur nga faqja zyrtare e prokurimit, me arsyetimin se njoftimet fillestare janë vendosur gabimisht për shkak se ende janë në fazën e vlerësimit.

 

 

Teilen: