• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

MKRS dhe KOK nënshkruajnë memorandum për ndarjen e mbi 2,6 milionë euro për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

16/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar  marrëveshjen e radhës me Komitetin Olimpik të Kosovës, memorandum përmes së cilit MKRS ndan mbi 2.6 milionë euro për KOK-un për fazën operacionale të përgatitjeve të këtij viti të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Në emër të MKRS nënshkroi zëvendësministrja Daulina Osmani, ndërsa në emër të KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi.

Në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës, ICMG ka themeluar Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, të cilit do t’i prijë presidenti Ismet Krasniqi. Komiteti, që do të jetë i përkohshëm, përbëhet edhe nga drejtues tjerë të KOK-ut, qeverisë së Kosovës, MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës.

Memorandumi i nënshkruar dhe themelimi i këtij Komiteti Organizativ vijnë pas vizitës së komisionit koordinues të ICMG për LM Prishtina 2030 të bërë në fund të muajit të kaluar, dhe gjetjes së zgjidhjes alternative pas bllokimit të Ligjit për LM Prishtina 2030 nga Gjykata Kushtetuese.

Next Post

Kosova U19 përfundon paraqitjen në Botëror, mposhtet në penallti nga Bahreini

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.