• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

MKRS-ja godet FFK-në, nuk respektoj qarkoren e Ligjit për Sport

27/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk do të lëshojë vërtetime nga Ligji për Sponsorizim për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kjo për shkak se FFK nuk i ka respektuar afatet kohore të MKRS-së për harmonizimin e akteve të saj normative me Ligjin për Sportin.

Këtë kërkesë, MKRS-ja ia ka drejtuar të gjitha federatave sportive më datën 03.09.2024.

Përveç se nuk do të mund të lëshohen vërtetime për sponsorizime, FFK nuk do të mund të përfitojë as mjete financiare nga MKRS nga procesi i kategorizimit dhe mbështetje të tjera institucionale.

Harmonizimi i akteve normative të federatave me Ligjin Nr. 08/L-277 për Sportin është një nga kriteret bazike të marrjes dhe mbajtjes së licencës për ushtrimin ekskluziv të të drejtës së organizimit të garave zyrtare në një sport të caktuar nga një federatë e caktuar.

MKRS i ka bërë thirrje FFK-së dhe federatave të tjera sportive të përfundojnë këtë proces brenda afateve kohore, sepse në të kundërtën përgjegjësia për pezullimin e sistemit të financimit të sportit/federatës do të jetë mbi ata.

Deri më tani, vetëm Federata e Basketbollit, Hendbollit, Karatesë, Notit, Pingpongut dhe Triathlonit e kanë përmbushur këtë obligim.

Next Post

Manchester City nis revolucionin e madh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.