Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, të premten ka publikuar pamjet e punimeve, në stadiumin ndihmës në Bërnicë të Prishtinës.
Punimet në këtë fushë, kanë vlerën e mbi 500 mijë eurosh dhe ajo do të shërbejë për përgatitje për klubet e Prishtinës, por edhe për gara për kategoritë e reja nga rajoni i kryeqytetit.
“Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e stadiumit ndihmës në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Kjo fushë e re futbolli në vlerë 545 mijë euro do të krijojë kushte moderne për futbollistët e KF Prishtina dhe klubet e shkollat e tjera të kryeqytetit. Vazhdojmë me investime anekënd Kosovës për konsolidimin e infrastrukturës sportive”, ka shkruar ministri i MKRS-së, Hajrulla Ceku.
Investimet në infrastrukturë nga Ministria e Sporteve, janë intensifikuar javëve të fundit, përfshirë këtu edhe investimet në Stadiumin “Fadil Vokrri”, si dhe në qendrat e tjera të vendit.