Sunday, 22. February 2026
Sport

MLS, Uzuni nis sezonin e ri me gol

GS 22/02/2026 1 Min. Lesezeit

Ka nisur sezoni i ri në kampionatin amerikan të futbollit (MLS) dhe Myrto Uzuni ka lënë shenjë që në ndeshjen e parë, duke shënuar gol me fanellën Austin në sfidën kundër Minesotës.

Sulmuesi shqiptar që luajti titullar në këtë ndeshje, ka shënuar golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 76-të, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 Austin.

Por, ky gol i Uzunit nuk ka mjaftuar që Austin të marrë 3 pikët në debutim, pasi ndeshja ka përfunduar në barazim 2-2.

Teilen: