Friday, 21. August 2026
Sport

Modeli i Atalantës nuk mund të ndiqet nga klubet e mëdha

GS 26/12/2024 1 Min. Lesezeit

Atalanta është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer deri më tani.

Bergamaskët po prijnë Serinë A dhe duken ndër pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion.

Të njëjtin mendim ndaj edhe Xhuzepe Marota. CEO i Interit ka thënë për “Sky Sports” se Atalanta, ndryshe nga vitet e kaluara, ka arritur pjekurinë dhe bindshmërinë e duhur për të fituar kampionatin. Marota vlerëson maksimalisht modelin e klubit nga Bergamo, por e sheh si të vështirë zbatimin e këtij modeli te klubet e mëdha.

“Besoj se një nga favoritët më të mëdhenj këtë vit është Atalanta. Ata e kanë arritur atë pjekuri, atë besueshmëri, atë bindshmëri që nuk e kanë pasur kurrë më parë. Mendoj se janë një model i shkëlqyer për t’u ndjekur, sigurisht jo për klubet e mëdha, sepse është i vështirë.

Por ata kanë treguar që mund të fitojnë pa shpenzuar shumë para. Por i referohem këtu Ligës së Europës”, është shprehur Xhuzepe Marota.

Teilen: